Babi ti je drita që më udhëheq në çdo hap, edhe pse nuk je më fizikisht.
As koha nuk kalon njëjtë pa TY.
B ujaria e jetës sate nuk matet me vitet që jetove, por me gjurmët e pashlyeshme që le në familje
I përjetshëm je në shpirtin tonë; që nga 7 marsi 2025 mungesa jote dhemb, por emri, nderi dhe vepra jote do të jetojnë përgjithmonë.
I paharrueshëm je në çdo rrahje të zemrës sime.
Malli për ty rritet me çdo ditë që kalon.
E dhe mungesa jote na mëson sa e madhe ishte dashuria që na fale.
Përherë do të jetosh në kujtimet, lutjet dhe krenarinë time.
As koha kurrë nuk do ta zbehë emrin Tënd.
Hija e mirësisë Tënde më shoqëron në çdo hap.
Amaneti yt mbetet udhërrëfyesi ynë më i çmuar.
Respekti për TY vetëm sa bëhet më i madh.
Rruga që na mësove është trashëgimia më e bukur.
U prehsh në paqen e amshuar, me dritën e përjetshme.
Atësia jote ishte bekimi më i madh i jetës sonë.
Rron përgjithmonë në zemrat tona.
Sot të kujtojë me lot, por edhe me krenari.
Ora po ecë përpara, por kujtimi YT mbetet i ndalur në zemrën time.
Ti je drita që nuk shuhet kurrë.
E – përjetshme është dashuria ime për TY.
Përjetësia e shpirtit tënd më jep forcë të bëjë tutje.
Është jehona e zërit tënd që më shoqëron.
Rrezaton në kujtimet e mia si yll që nuk perëndon.
Mot pas moti do të kujtohesh me mall.
O – babi im i shtrenjtë, mungesa jote, plagë që nuk mbyllet.
Trashëgimia jote do të jetojë brez pas brezi.
Vepra jote është pasuria më e madhe që na le.
Emri YT po kaplon kontinentet.
Përkushtimi yt ndaj dijes ishte shembull i rrallë.
Rrënjët e vlerave që mbolle do të japin fryte përgjithmonë.
Asnjë kohë nuk mund të fshijë gjurmët që le.
E bekuar qoftë vepra jote për sa të ketë jetë.
Je përjetësisht krenaria dhe drita e familjes sonë.
O zemër e pavdekshme, që na bashkon secilin nga ne në çdo hap e në çdo sfidë të jetës
Ti jeton në çdo kujtim, në çdo lutje dhe në çdo rrahje zemre.
E përjetshme qoftë drita e shpirtit tënd… BABI.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
