Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka zhvilluar një takim me raportuesin e përhershëm të Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe perspektivën evropiane të vendit. Ardian Gjini theksoi se krijimi i institucioneve funksionale është urgjent, duke vlerësuar se integrimi në NATO dhe Bashkimin Evropian mbetet prioritet strategjik i Kosovës dhe i AAK-së. Sipas tij, vendi po përballet me pasoja serioze si rezultat i papërgjegjësisë politike, duke përmendur humbjen e fondeve të BE-së, rrezikimin e proceseve integruese, si dhe sfidat ekonomike e institucionale. Në fund, Gjini falënderoi eurodeputetin Riho Terras për angazhimin e tij në mbështetje të avancimit të Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
