Sylë Ukshini: Integrimi i Kosovës në BE mbetet i lidhur me dialogun dhe Marrëveshjen e Ohrit

Ish-diplomati Sylë Ukshini ka vlerësuar se avancimi i Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian vazhdon të varet nga progresi në dialogun me Serbinë dhe zbatimi i detyrimeve që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit. Ukshini tha se, ndonëse kjo nuk theksohet gjithmonë publikisht nga Bashkimi Evropian, brenda bllokut evropian ekziston një qëndrim i qartë që e lidh procesin e integrimit me përparimin në dialog. Ai rikujtoi se Këshilli i Bashkimit Evropian, në prill të vitit 2024, ka përcaktuar se detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit janë pjesë e procesit të integrimit evropian, duke e bërë përparimin në dialog një kriter të rëndësishëm për avancimin e Kosovës drejt BE-së. Sipas Ukshinit, kjo krijon një lidhje të drejtpërdrejtë mes zbatimit të marrëveshjes dhe perspektivës evropiane të Kosovës, ndërsa theksoi se, edhe pse Marrëveshja e Ohrit nuk është nënshkruar, Bashkimi Evropian e konsideron atë detyruese në kuadër të procesit të integrimit. Ai shtoi se Serbia synon që dialogu të mos lidhet me procesin e integrimit evropian, ndërsa BE-ja ruan qasjen që dinamika e përmbushjes së marrëveshjes të ndikojë në ecurinë e integrimit të të dyja palëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj: Qeveria po neglizhon zbatimin e plotë të aktgjykimeve për veteranët e UÇK-së

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka deklaruar se vendimi i fundit …