Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka vazhduar takimet me liderët politikë në Prishtinë, Terras ka publikuar fotografi nga secili takim, ndërsa përmes një postimi ka bërë të ditur se gjatë vizitës së tij ka theksuar rëndësinë e tejkalimit të bllokadës politike dhe krijimit të institucioneve funksionale. Ai bëri të ditur se edhe në takimin me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, e ka inkurajuar që të tregojë lidership shtetëror për ndërtimin e një koalicioni funksional dhe për sigurimin e zgjedhjes së presidentit të vendit. Sipas Terrasit, Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme dhe funksionale për të avancuar në rrugën e integrimit evropian, duke theksuar se stabiliteti politik mbetet një nga parakushtet kryesore për përparimin drejt Bashkimit Evropian.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
