Kroacia planifikon të rrisë numrin e ushtarëve të saj në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, duke e çuar kontingjentin deri në 200 pjesëtarë, ka bërë të ditur ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiç. Duke folur në margjinat e Samitit të NATO-s në Ankara, Anushiç tha se, megjithëse brenda Aleancës po shqyrtohet mundësia e zvogëlimit të numrit të përgjithshëm të trupave në KFOR, Kroacia e konsideron stabilitetin e Ballkanit Perëndimor si një prioritet të sigurisë. Ai theksoi se NATO duhet të vazhdojë të mbetet fuqishëm e pranishme në rajon, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të stabilitetit në Evropën Juglindore. Kujtojmë se NATO kishte paralajmëruar gjatë muajit qershor se gjatë vitit të ardhshëm pritet një reduktim gradual i pranisë së saj ushtarake në Kosovë. Misioni paqeruajtës i KFOR-it është i vendosur në Kosovë që nga viti 1999, pas përfundimit të luftës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
