Daut Haradinaj: Mungesa e Kosovës në Samitin e NATO-s është dështim i qeverisë

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Daut Haradinaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke vlerësuar se mungesa e Kosovës në Samitin e NATO-s në Ankara përfaqëson një mundësi të humbur për avancimin e interesave strategjike të vendit. Përmes një reagimi publik, Haradinaj tha se, ndërsa Kurti po merr pjesë në një simpozium në Greqi, Kosova do të duhej të ishte e përfaqësuar në samitin e Aleancës Veriatlantike për të forcuar partneritetet dhe për të çuar përpara rrugën drejt anëtarësimit në NATO. Sipas tij, qeveria ka dështuar të krijojë mundësi për përfaqësim në ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, duke shtuar se retorika e saj ka prodhuar përçarje dhe tensione në raport me partnerët strategjikë, përfshirë Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Haradinaj theksoi se Kosova nuk duhet të devijojë nga orientimi i saj euroatlantik, duke nënvizuar se aleanca me SHBA-në mbetet shtylla kryesore e sigurisë dhe e së ardhmes së vendit. Ai shtoi se Kosova e ka vendin në familjen euroatlantike dhe se ky orientim duhet të mbetet prioritet i pandryshueshëm i institucioneve shtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

Sazan Ibrahimi: Ka raste që nga viti 2022

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ngritur shqetësimin për vonesat …