Thomas Waitz: Lajçak paraqet të gjitha kërkesat që ka ndaj Kosovës, kurse ndaj Serbisë nuk paraqet asnjë pikë të vetme

Eurodeputeti Thomas Waitz ngre në Komisionin Evropian çështjen e planeve për gazin fosil në Kosovë

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz, nga grupi i të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, i ka drejtuar Komisionit Evropian një sërë pyetjesh me shkrim lidhur me planet dhe diskutimet për ndërtimin e infrastrukturës së re të gazit fosil në vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përfshirë edhe Kosovën. Në pyetjet e dorëzuara, Waitz thekson se Kosova tashmë ka miratuar Strategjinë e Energjisë, është në fazën përfundimtare të hartimit të Planit Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, po zbaton detyrimet që rrjedhin nga Ligji për Klimën dhe po përgatit kontributin e saj vullnetar për klimën. Megjithatë, ai vëren se kohët e fundit janë intensifikuar diskutimet politike për zhvillimin e infrastrukturës së gazit fosil, ndonëse Kosova aktualisht nuk ka treg funksional të gazit, rrjet shpërndarës, kapacitete magazinimi apo një bazë të identifikuar të kërkesës për këtë burim energjie. Përmes tri pyetjeve drejtuar Komisionit Evropian, eurodeputeti kërkon sqarime se si vlerësohen propozimet për ndërtimin e infrastrukturës së re të gazit fosil në vendet kandidate që nuk kanë infrastrukturë ekzistuese, në raport me objektivat e Agjendës së Gjelbër, detyrimet ndaj Komunitetit të Energjisë dhe procesin e hartimit të planeve kombëtare për energjinë dhe klimën. Waitz kërkon gjithashtu të dijë nëse investimet në sektorin e energjisë nga vende të treta dhe partnerë ndërkombëtarë duhet të jenë në përputhje me strategjitë kombëtare të energjisë të miratuara nga vendet kandidate dhe me nevojat reale në terren, në mënyrë që të ruhet koherenca me tranzicionin energjetik të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …