Udhëheqësit e BE-së i konfirmojnë sot konkluzionet e arritura nga ministrat e Jashtëm lidhur me procesin e zgjerimit

Komisioni Evropian po shqyrton reformat e Kosovës, mbetet i paqartë disbursimi i fondeve nga Plani i Rritjes

Komisioni Evropian ka konfirmuar se është duke vlerësuar raportin e Kosovës për zbatimin e reformave në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, ndërsa vendimi për disbursimin e fondeve nga Plani i Rritjes ende nuk është marrë. Sipas një zëdhënësi të Komisionit Evropian, 15 korriku 2026 ishte afati i fundit për dorëzimin e raporteve nga partnerët për periudhën e katërt të raportimit, ndërsa pas pranimit të tyre ka nisur procesi i verifikimit të përmbushjes së reformave. “Pas dorëzimit të raporteve, Komisioni tani po vlerëson zbatimin e hapave përkatës të reformave dhe do të vendosë për disbursimet përkatëse”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian. Komisioni rikujton se afati për përmbushjen e reformave për periudhën e katërt të raportimit ka skaduar më 30 qershor 2026, datë që shënoi edhe përfundimin e periudhës shtesë për zbatimin e masave të mbetura nga mesi i vitit 2025. Brukseli ka konfirmuar gjithashtu se Kosova e ka dorëzuar me sukses kërkesën për pagesë, e cila aktualisht ndodhet në proces vlerësimi. Megjithatë, nuk është dhënë asnjë afat se kur do të merret vendimi përfundimtar.  Në kuadër të paketës së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024–2027, në vlerë prej 6 miliardë eurosh, Kosovës i janë ndarë rreth 882 milionë euro, prej të cilave 253 milionë euro janë grante, ndërsa 629 milionë euro janë kredi.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti ngushëllon familjen Tërnava: Dhimbja e tyre është dhimbja e gjithë shoqërisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij për …