Ramush Haradinaj në Tropojë dekoron katër veprimtarë të luftës: Kontributi i Shqipërisë ishte vendimtar për çlirimin e Kosovës

Ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tropojës, ku katër personalitete u shpallën “Qytetar Nderi” për kontributin e tyre në shërbim të kombit dhe të luftës çlirimtare. Haradinaj ka vlerësuar ndihmën që patriotët nga Shqipëria i dhanë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se shumë prej tyre i kishte njohur në frontet e luftës dhe se përvoja e tyre ushtarake ishte me rëndësi të veçantë për organizimin dhe zhvillimin e luftës. Në ceremoni u nderuan Halil Kuçana, ish-komandant i Brigadës së Tropojës, Avni Hoxha, punonjës në institucionet e sigurisë, Rexhep Kortoçi, ish-ushtarak dhe komandant i Policisë Ushtarake, si dhe Selim Demushi, ushtarak dhe ish-komandant i Batalionit të Kufirit në Tropojë. Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në çlirimin e Kosovës, Ramush Haradinaj i dekoroi të katër me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”. Ai e cilësoi ndihmën e luftëtarëve nga Shqipëria si pjesë të rëndësishme të rrugës drejt lirisë së Kosovës, duke shprehur nderim të përhershëm për të gjithë ata që kontribuan në çlirimin e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …