Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. Pas shpalljes së aktgjykimit, Gucati e ka mirëpritur vendimin e organit të drejtësisë, duke bërë thirrje për më shumë përgjegjësi gjatë komunikimit në hapësirën digjitale. “Të kenë kujdes në rrjetet sociale, të mos fyejnë më, të mos shkruajnë pa bazë dhe të mos ofendojnë pa fakte e pa argumente asnjë njeri, sepse nuk ka nevojë,” deklaroi Gucati për mediat. Kreu i OVL-UÇK-së bëri të ditur se ky rast nuk është i izoluar, pasi ka ngritur padi edhe ndaj 17 personave të tjerë për vepra të ngjashme. Sipas tij, pjesa më e madhe e të paditurve janë qytetarë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, kryesisht në Gjermani dhe Zvicër. Gucati theksoi se ky vendim duhet të shërbejë si precedent për parandalimin e gjuhës së urrejtjes dhe kërcënimeve në rrjetet sociale.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …