Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për rritjen e madhe të numrit të institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve. Ai ka thënë se në vitin 2025 ishin evidentuar 17 institucione me probleme në përbërjen ose funksionalitetin e tyre, ndërsa tashmë ky numër është rritur në 24.  “E dimë që Bordi i Ankesave në Komisionin e Pavarur për Media është jofunksional, mungojnë tre anëtarë; Bordi i Autoritetit Rregullativ të Konkurrencës është jofunksional për arsye se nuk janë plotësuar pozitat e caktuara; në disa prej institucioneve të pavarura ka pasur dorëheqje, sikurse që është në Agjencinë Kosovare të Privatizimit duhet të plotësohet një pozitë; e dimë se çfarë ka ndodhur edhe me procesin e përzgjedhjes së dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese ku mungojnë dy anëtarë” ka thënë mes tjeraash hulumtuesi, Naim Jakaj.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti: Driton Selmanajn ta njohë opinioni si politikan të besueshëm për opinionin, për vlerësimet politike, jo si opinionist i paguar

Xhavit Haliti: Presidenti mund të propozohet nga PDK-ja edhe pa marrëveshje qeverisëse me LVV-në

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka lënë të hapur mundësinë …