Avni Arifi: Ose Kryeministri nuk e kontrollon grupin e tij, ose “respekti” ishte thjesht hipokrizi për konsum publik

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi ka reaguar ndaj përkufizimit të Aleancës si parti e vogël. “Para pak ditësh, Albin Kurti e quajti Aleancën “parti të respektuar”, e tash, një deputet i tij paska rikthyer gjuhën e para zgjedhjeve të qershorit në “të vegjël e të parëndësishëm. Më e rëndë se kjo, ky deputet i VV-së i quan “të kota” kërkesat tona për mbështetjen e bujqve dhe bizneseve vendore. Ky është mentaliteti i tyre, plotësisht të shkëputur nga realiteti dhe buka e qytetarit. Ose Kryeministri nuk e kontrollon grupin e tij, ose “respekti” ishte ashtu siç edhe e thamë thjesht hipokrizi për konsum publik” ka shkruar sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …