Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga “Kallxo.com” që të sqarojë se kush është personi prapa profilit “Lule Gjeli”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga mediumi “Kallxo.com” që të sqarojë se kush është personi prapa profilit “Lule Gjeli”. Ai ka shkruar më tutje se “Publikimi i analizës nga profili famëkeq fiktiv “Lule Gjeli” në Kallxocom, medium që drejton Jeta Xharra, është alarm i frikshëm për shkelje të rëndë të standardeve etike dhe ligjore dhe ngre pikëpyetje serioze që meritojnë përgjigje të qarta dhe publike!”. Në emër të transparencës dhe llogaridhënies publike, i bëj thirrje BIRN Kosovës, Kallxocom, Internees Kosova dhe drejtoreshës Jeta Xharra që të sqarojnë publikisht këto çështje:

  1. Kush është autori me emrin “Lule Gjeli”?
  2. Çfarë bashkëpunimi tjetër kanë pasur me Lule Gjeli?
  3. Në cilën periudhë kohore ka bashkëpunuar me të, sa ka zgjatur ky bashkëpunim, a është paguar ajo/ai për publikimet e saj dhe me çfarë fondesh është paguar?
  4. A ka qenë ndonjë politikan i përfshirë në diskutimet gjatë angazhimit të Lule Gjelit në publikimin e “opinioneve” pro qeveritare?
  5. A do t’i kërkoni falje qindra viktimave, një prej të cilave jam edhe unë, për dëmin që u ka shkaktuar profili Lule Gjeli?, ka shkruar mes tjerash, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

15 vite më parë ra në krye të detyrës Enver Zymberi, pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

15 vite më parë ra në krye të detyrës Enver Zymberi, pjesëtar i Njësisë Speciale …