Rama publikon pamje nga restaurimi i Ujësjellësit Historik të Vranishtit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë me qytetarët pamje nga punimet restauruese që po zhvillohen në Ujësjellësin Historik të Vranishtit, në Bashkinë e Himarës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama theksoi rëndësinë e ruajtjes së kësaj vepre të trashëgimisë kulturore dhe inxhinierike shqiptare.

“Me këto pamje nga Ujësjellësi Historik i Vranishtit, në Bashkinë Himarë, ku po vijojnë punimet restauruese për të ruajtur një nga veprat më të vyera të trashëgimisë sonë kulturore dhe inxhinierike, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar kryeministri Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …