Në Deçan u mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Sot në Deçan u mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), e udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj.

Në mbledhje morën pjesë Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, anëtarët e KPF-së, si dhe zyrtarë komunalë.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Raporti gjashtëmujor i punës së Zyrës për Barazi Gjinore;

3. Raporti gjashtëmujor i Kryetarit të Komunës;

4. Raporti gjashtëmujor financiar;

5. Raporti i Auditorit të Jashtëm për vitin 2025 dhe Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit;

6. Draft-Rregullorja për Caktimin e Taksave, Ngarkesave, Tarifave dhe Gjobave Komunale;

7. Propozimi i Kryetarit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës;

8. Plani Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave (PNMIM) për pesë komunat e rajonit të Dukagjinit;

9. Propozimi për caktimin e lokacionit për mbeturinat e ngurta;

10. Shqyrtimi i kërkesave.

Të gjitha pikat e rendit të ditës u diskutuan nga anëtarët e Komitetit dhe u miratuan për mbledhjen e Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet të enjtën më 30 korrik.

Kontrolloni gjithashtu

Largohet deponia ilegale në hyrje të Stubllës – Komuna paralajmëron masa të ashpra ndaj ndotësve

Komuna e Vitisë, përmes Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe në koordinim me Drejtorinë e Inspekcionit, …