Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në një takim komandantin e parë të KFOR-it, Mike Jackson

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në një takim komandantin e parë të KFOR-it, Mike Jackson

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në një takim komandantin e parë të KFOR-it, Mike Jackson, me të cilin ka biseduar për gjendjen aktuale në vend. Haradinaj tha të ketë biseduar me Gjeneralin Jackson për vështirësitë e shumta që ka Kosova dhe “i shpreha përkushtimin tim që të kalojmë edhe këtë fazë të rëndë, ashtu sikurse kemi kaluar situata edhe më të rënda më parë”. “Po ashtu, kërkova mbështetjen e vazhdueshme të Londrës dhe miqve perëndimorë për të konsoliduar shtetin dhe demokracinë në Kosovë, duke qenë i bindur se përmbyllja e çështjeve të hapura në Kosovë dhe në Ballkan do të kontribuonte në sigurinë rajonale, zhvillim, demokratizim dhe integrime euro-atlantike”, u shpreh Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …