IKKL: Mbi 12 mijë të vrarë në luftën e Kosovës, raporti dokumenton çmimin e lirisë dhe krimet e Serbisë

Sipas të dhënave të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë të raportit, në mesin e viktimave janë 1.047 fëmijë të moshës nga 0 deri në 17 vjeç, 94 fëmijë që humbën jetën si pasojë e kushteve të luftës, ndërsa për fatin e 100 fëmijëve të zhdukur me dhunë ende nuk dihet. Raporti evidenton se periudha më e rëndë e luftës ishte nga marsi deri në qershor të vitit 1999. Vetëm gjatë këtyre muajve janë vrarë 9.948 persona, ose rreth 81.3 për qind e të gjitha viktimave të dokumentuara. Drejtori i Institutit sqaroi se raporti përfshin tri kategori të viktimave: personat e vrarë, personat e zhdukur me dhunë dhe ata që kanë vdekur si pasojë e kushteve të luftës. Në fjalën e tij, Kurti u ndal edhe te gërmimet që kanë nisur në Kalludër të Zubin Potokut, ku dyshohet për ekzistimin e një varreze masive. Ai tha se kërkimet dëshmojnë se për shumë familje lufta ende nuk ka përfunduar, pasi vazhdojnë të kërkojnë fatin e më të dashurve të tyre. Kryeministri në detyrë kritikoi Serbinë për moshapjen e arkivave shtetërore, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të rrisë presionin ndaj Beogradit për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe dokumentimin e plotë të krimeve të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Pas vendimit në Hagë, kërkohen hapa konkretë ndërsa kriza institucionale vazhdon

Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, në skenën politike në Kosovë janë shtuar …