U mbajt dëgjimi Buxhetor me Punëtorët Shëndetësor

Në kuadër të procesit të hartimit të buxhetit komunal për vitin 2027, u mbajt në QKMF-në “Dr. Fahredin Hoti” dëgjimi buxhetor me punëtorët shëndetësorë.

Gjatë dëgjimit, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Afrim Limani, prezantoi kornizat buxhetore dhe mundësitë financiare për vitin 2027, ndërsa punëtorët shëndetësorë paraqitën kërkesat, propozimet dhe prioritetet e tyre për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Të gjitha kërkesat dhe sugjerimet e paraqitura do të shqyrtohen nga grupi punues dhe do të merren parasysh gjatë hartimit të projektbuxhetit për vitin 2027, në përputhje me Udhëzimin Administrativ nr. 04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Lushtaku përkujton dëshmorët e kombit në përvjetorin e rënies

Kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, nënkryetari Fadil Nura me bashkëpunëtorë kanë bërë …