IKKL: Mbi 12 mijë të vrarë në luftën e Kosovës, raporti dokumenton çmimin e lirisë dhe krimet e Serbisë

Sipas të dhënave të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë të raportit, në mesin e viktimave janë 1.047 fëmijë të moshës nga 0 deri në 17 vjeç, 94 fëmijë që humbën jetën si pasojë e kushteve të luftës, ndërsa për fatin e 100 fëmijëve të zhdukur me dhunë ende nuk dihet. Raporti evidenton se periudha më e rëndë e luftës ishte nga marsi deri në qershor të vitit 1999. Vetëm gjatë këtyre muajve janë vrarë 9.948 persona, ose rreth 81.3 për qind e të gjitha viktimave të dokumentuara. Drejtori i Institutit sqaroi se raporti përfshin tri kategori të viktimave: personat e vrarë, personat e zhdukur me dhunë dhe ata që kanë vdekur si pasojë e kushteve të luftës. Në fjalën e tij, Kurti u ndal edhe te gërmimet që kanë nisur në Kalludër të Zubin Potokut, ku dyshohet për ekzistimin e një varreze masive. Ai tha se kërkimet dëshmojnë se për shumë familje lufta ende nuk ka përfunduar, pasi vazhdojnë të kërkojnë fatin e më të dashurve të tyre. Kryeministri në detyrë kritikoi Serbinë për moshapjen e arkivave shtetërore, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të rrisë presionin ndaj Beogradit për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe dokumentimin e plotë të krimeve të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Pres lirimin e ish-krerëve të UÇK-së më 16 shtator, partitë po presin vendimin e Speciales

Opinionisti Dardan Sejdiu ka deklaruar se pret që ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, …