Është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), së bashku me anëtarët e KPF-së dhe drejtorët komunalë.

Në këtë mbledhje u diskutua Raporti i Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Komunës së Ferizajt për vitin 2025, si dhe Raporti Financiar për periudhën janar–qershor 2026.

Drejtoresha e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Festina Sadiku, paraqiti disa propozim-vendime, ndër të cilat: propozim-vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të ngastrave kadastrale 678-1 dhe 678-2, Z.K. Talinovc i Jerlive; propozim-vendimin për këmbimin e pjesëve të ngastrave kadastrale 320-0, 321-2 dhe 308-6, Z.K. Talinovc i Jerlive, pronë private, me pjesën e ngastrës kadastrale 459-1, Z.K. Talinovc i Jerlive, pronë e Komunës së Ferizajt; si dhe propozim-vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të ngastrës kadastrale 100-1, Z.K. Ferizaj.

Po ashtu, në këtë mbledhje u aprovuan propozim-vendimi për miratimin e Rregullores për Taksa Komunale, propozim-vendimi për miratimin e plotësim-ndryshimit të Strategjisë për Zhvillimin dhe Fuqizimin e Rinisë në Komunën e Ferizajt 2024–2029 dhe Planit të Veprimit 2024–2027.

Ndërkaq, drejtori i Shërbimeve Publike, Alberton Sahiti, prezantoi propozim-vendimin për ngritjen e tarifave dhe ndryshimin e Rregullores nr. 01/124 për Parkingjet Publike në Komunën e Ferizajt, si dhe propozim-vendimin për miratimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Ferizajt.

Në fund të mbledhjes u aprovua edhe propozim-vendimi për bashkëfinancim me GLV “Bifurkacioni”.

Kontrolloni gjithashtu

Zv.kryetari Aliu priti në takim përfaqësuesit e AKP-së

Zëvendës kryetari i komunës së Vitisë, z. Hasan Aliu ka pritur sot në takim udhëheqësin …