Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, Caritas Switzerland, si dhe Komunën e Kaçanikut, Komunën e Shtimes, Komunën e Hanit të Elezit dhe Komunën e Shtërpcës, organizojnë takimet B2B Kosovë – Diasporë, me qëllim të krijimit të partneriteteve të reja ndërmjet bizneseve vendore dhe bizneseve të diasporës.
Ky aktivitet synon të nxisë bashkëpunimin ekonomik, të krijojë mundësi për investime, shkëmbim përvojash dhe zhvillimin e partneriteteve të qëndrueshme biznesore.
Data: 07 Gusht 2026
Ora: 10:00
Lokacioni: Marigo Resort, Jezerc – Ferizaj
Ftohen të gjitha bizneset e diasporës me prejardhje nga rajoni i Ferizajt, përkatësisht nga komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Hani i Elezit dhe Shtërpcë, të interesuara për bashkëpunim, investime apo zgjerim të aktiviteteve të tyre në Kosovë, që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti.