Skenderaj: Janë ndërmarrë veprimet për lirimin e hapësirës pranë sheshit nga automjetet

Komuna e Skenderajt njofton qytetarët se, me iniciativën dhe koordinimin e Drejtorit të Shërbimeve Publike, Arber Geci, dhe Drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Granit Musliu, sot janë ndërmarrë veprimet për lirimin e hapësirës pranë sheshit nga automjetet.

Ky veprim është ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të qasjes në shesh, rritjes së sigurisë së këmbësorëve dhe mbrojtjes së hapësirave publike.

Nga sot e tutje, në këtë hapësirë ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve. Hapësira do të jetë e dedikuar ekskluzivisht për lëvizjen e këmbësorëve.

Komuna e Skenderajt fton të gjithë qytetarët që ta respektojnë këtë vendim dhe të kontribuojnë në ruajtjen e rendit dhe të hapësirave publike, të cilat janë në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Me 28 shtator në Viti, homazhe në nderim të heronjëve Gursel dhe Bajram Sylejmani

Komuna e Vitisë nën patronatin e kryetarit Sokol Haliti dhe bashkëpunim me Shoqatat e dalura …