U mbajt Mbledhja e VI-të e Rregullt e Kuvendit Komunal të Deçanit

U mbajt Mbledhja e VI-të e Rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit, e udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj.

Në mbledhje morën pjesë Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, Drejtorët e Drejtorive Komunale, Anëtarët e Kuvendit Komunal, si dhe Zyrtarë Komunalë.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan dhe u miratuan të gjitha pikat e Rendit të Ditës, përfshirë:

1. Shqyrtimin dhe Miratimin e Transkriptit nga Mbledhja e V-të e Rregullt e Kuvendit;

2. Raportin Gjashtëmujor të Punës së Zyrës për Barazi Gjinore;

3. Raportin Gjashtëmujor të Kryetarit të Komunës;

4. Raportin Gjashtëmujor Financiar të Komunës;

5. Raportin e Auditimit të Jashtëm për Vitin 2025 dhe Planin e Veprimit për Zbatimin e Rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit:

6. Draft-Rregulloren për Caktimin e Taksave, Ngarkesave, Tarifave dhe Gjobave Komunale;

7. Propozimin e Kryetarit për Dhënien në Shfrytëzim të Pronës së Paluajtshme të Komunës në Strellc të Ulët;

8. Planin Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për Komunat e Rajonit të Dukagjinit;

9. Marrjen e Vendimit për Caktimin e Lokacionit për Mbeturinat e Ngurta;

10. Përgjigjet në Pyetjet e Parashtruara nga Anëtarët e Kuvendit;

Pas diskutimeve, të gjitha pikat e Rendit të Ditës u miratuan nga Anëtarët e Kuvendit.

Në fund të mbledhjes, Asamblistët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje nga Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhe Ekzekutivi Komunal për çështje të ndryshme me interes për qytetarët dhe funksionimin e komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Komunës, së Deçanit z. Bashkim Ramosaj, priti në takim përfaqësuesit e Fondacionit “Lidhja …