Lahi Brahimaj ka përkujtuar 28-vjetorin e rënies së Nënës Azë Brahimaj, duke e cilësuar atë si shtyllën e familjes dhe një grua të përkushtuar ndaj çështjes së lirisë. Në mesazhin e tij, Brahimaj ka kujtuar se Nëna Azë, gjatë viteve më të vështira të luftës, hapi derën e shtëpisë për luftëtarët e UÇK-së dhe u bë mbështetje e rëndësishme për ta. Ai ka theksuar se rënia e saj, së bashku me gjyshen Zizë, si dhe bashkimi me nipat e saj, Luanin dhe Shkëlzenin, mbetet një nga plagët më të rënda për familjen. “Sakrifica e tyre është pjesë e çmimit të lirisë që gëzon sot Kosova. Me respekt, mall dhe krenari e kujtojmë gjithmonë”, ka shkruar Brahimaj. Në fund të mesazhit, ai ka shprehur nderimin për Nënën Azë dhe për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës. “Lavdi kujtimit të Nënës Azë! Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës!”, ka përfunduar ai.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
