Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: PËRKRAH LETRËS SË KUVENDIT KOMBËTAR SHQIPTAR

Nuk guxojmë të bëjmë gabime!

Ku mund të na çojnë gabimet që bëhen që në hapat e parë?

U ngrit një pllakë përkujtimore për ushtarët osmanë të vrarë në Shqipëri gjatë pushtimit të Perandorisë Osmane, pikërisht në zemër të Tiranës. Në parkun më të madh të qytetit, çfarë vlere përfaqëson ky monument për ne shqiptarët? A duhet të na kujtojë pesë shekuj sundim osman?

Po ashtu, para një viti u ngrit një memorial për ushtarët pushtues serbë, të vrarë në Shkodër gjatë përpjekjeve për ta pushtuar qytetin. Pse u lejua një gjë e tillë? A duhet të argumentohet pushtimi serb, apo t’u kujtohet çdo ditë shqiptarëve tmerri i asaj kohe?

Tani po diskutohet edhe për hapjen e një konsullate serbe, e cila, sipas shumë shqetësimeve, mund të shërbejë si qendër e ndikimit dhe e spiunazhit pansllavist.

Aty ku është Serbia, qëndron edhe Rusia dhe ndikimi pansllavist. Në kohën moderne kontrolli bëhet përmes satelitëve dhe metodave të avancuara teknologjike. Pse duhet të lejojmë edhe një prani fizike që mund të shërbejë për qëllime të tilla? Edhe nga Kopaoniku ushtrohet ndikim ndaj nesh, ndërsa Qendra Humanitare Ruso-Serbe në Nish vazhdon të përmendet si instrument i zgjerimit të ndikimit përmes konceptit “Srpski svet”, ngjashëm me modelin rus “Russkiy Mir”.

Sot kjo bëhet përmes ndikimit dhe luftës hibride, ndërsa nesër mund të synohen zgjerime territoriale.

Sa i përket argumentit se Shqipëria duhet të jetë pranë vëllezërve tanë në Bujanoc, kjo është detyrë dhe obligim kombëtar e kushtetues. Por nuk mund të barazohen dhjetëra qytetarë të mbetur nga koha e kolonizimit serb në Shkodër me mijëra shqiptarë autoktonë në Luginën e Preshevës.

Ky barazim është i gabuar.

Po aq i gabuar do të ishte edhe krahasimi i serbëve të komunave veriore të Kosovës me shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Shqiptarët e Luginës duhet t’i bashkohen Kosovës, së bashku me të gjitha pjesët e shkëputura me dhunë dhe me miratimin e fuqive të kohës. Këto padrejtësi historike duhet të korrigjohen dhe kombi ynë të bashkohet në trojet e veta.

Deri kur do të bëhen lëshime në kurrizin tonë dhe në favor të Serbisë?

Nuk guxojmë të bëjmë lojëra të tilla. Duhet të mobilizohemi dhe t’i zbardhim etapat e historisë sonë, të paktën pas Perandorisë Romake, sepse shumë kisha shqiptare ortodokse dhe katolike u uzurpuan dhe mbi to u ndërtuan kisha ortodokse serbe.

Sot synohet që këto objekte të paraqiten si territore me status të veçantë, gjë që mund të cenojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe Shqipërisë.

Si mund të bëhen gabime të tilla, që të krijohen zona me karakter ekstraterritorial, të ngjashme me Hilandarin në Greqi?

Si është e mundur që Shqipëria, në emër të fqinjësisë së mirë dhe të diplomacisë, të bëjë vazhdimisht lëshime, ndërsa në fund gjithmonë humb?

Kur kryeministri dhe ministrat e Maqedonisë së Veriut vizitojnë Pogradecin, u kushtohet vëmendje dy fshatrave që deklarohen me prejardhje maqedonase. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut i barazon ata me mbi një milion shqiptarë autoktonë që jetojnë në trojet e tyre.

Ku jemi ne shqiptarët? Ku janë qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë?

Na thuhet se në Evropë barazohen popujt dhe vlerat, prandaj, sipas kësaj logjike, nuk paskemi nevojë të bashkohemi në një shtet të përbashkët shqiptar.

Ndërkohë, të tjerët forcojnë identitetin kombëtar dhe shtetet e tyre përmes politikave nacionaliste, siç është koncepti “Srpski svet”.

Ne shqiptarët duhet të zgjohemi sa nuk është vonë.

Më shumë se kurrë, na duhet uniteti!

Kontrolloni gjithashtu

Ali Hertica

Mr.Ali Hertica: Pse politika zgjedh udhëheqës autoritarë

Vendet harrojnë të shohin qasjen e lidershipit të kompanive të suksesshme inovative. Suksesi kërkon një …