Prokuroria nuk ngritë akuzë lidhur me përpjekjet e ngritjes së një Memoriali kushtuar pushtuesve serbë, në Shkodër

Muharrem Salihu: Serbia po rikthen kujtesën e plagëve tona

Aktivisti politik nga Medvegja, Muharrem Salihu, ka komentuar sërish idenë për hapjen e një konsullate të Serbisë në Shkodër, duke thënë se kjo nuk është një iniciativë e re, por një projekt që ka qarkulluar prej më shumë se një dekade. Sipas tij, Serbia po përpiqet ta shtyjë përpara këtë ide duke përfituar nga një klimë më e relaksuar në marrëdhëniet me Shqipërinë, ndërsa në të njëjtën kohë, sipas Salihut, po prek ndjeshmërinë historike të shqiptarëve. Ai vlerësoi se Beogradi nuk ka ndonjë nevojë reale diplomatike për një konsullatë në Shkodër dhe se nisma shihet më shumë si një veprim me simbolikë politike sesa me funksion praktik. Megjithatë, Salihu bëri thirrje që kjo çështje të trajtohet me maturi dhe jo vetëm me emocione, duke kujtuar se Serbia tashmë ka ambasadën e saj në Tiranë dhe vazhdon të zhvillojë aktivitet diplomatik në Shqipëri. Sipas tij, reagimi duhet të bazohet në interesin kombëtar dhe jo vetëm në emocionet që zgjon e kaluara.

Kontrolloni gjithashtu

Lahi Brahimaj: Sakrifica e Nënës Azë është pjesë e çmimit të lirisë që gëzon sot Kosova

Lahi Brahimaj ka përkujtuar 28-vjetorin e rënies së Nënës Azë Brahimaj, duke e cilësuar atë …