Burim Ramadani: Takimi është i panevojshëm

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka konfirmuar se subjekti i tij nuk do të marrë pjesë në takimin konsultativ të thirrur për diskutimet rreth formimit të institucioneve të reja. Përmes një reagimi publik, Ramadani tha se Aleanca tashmë ka paraqitur një ofertë politike me gjashtë çështje që, sipas tij, janë jetike për shtetin dhe qytetarët, por kjo ofertë nuk ka marrë asnjë përgjigje nga pala tjetër. Ai theksoi se Aleanca nuk sheh arsye për të marrë pjesë në takime që nuk prodhojnë zgjidhje konkrete dhe nuk adresojnë temat thelbësore për vendin. Sipas Ramadanit, qëndrimi i partisë mbetet i pandryshuar dhe i përqendruar në mbrojtjen e interesit publik, duke lënë të kuptohet se nuk do të bëhet pjesë e negociatave që kanë karakter formal ose ceremonial.

Kontrolloni gjithashtu

Lahi Brahimaj: Sakrifica e Nënës Azë është pjesë e çmimit të lirisë që gëzon sot Kosova

Lahi Brahimaj ka përkujtuar 28-vjetorin e rënies së Nënës Azë Brahimaj, duke e cilësuar atë …