Rigjykimi i katërt Ahmeti dhe Vllasaliu dënohen me nga 17 vjet burgim për vrasjen e N.S.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Arlind Ahmetit dhe Agron Vllasaliut në rigjykimin e katërt për rastin e vrasjes së N.S., të ndodhur në qendër të Prishtinës. Trupi gjykues i shpalli fajtorë për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje e kryer me dashje eventuale”, ndërsa secili u dënua edhe për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Për të dy veprat penale, gjykata u shqiptoi nga 17 vjet burgim. Me aktgjykim u vendos gjithashtu që pala e dëmtuar të drejtën për realizimin e kërkesës pasurore-juridike ta kërkojë në procedurë civile, ndërsa të akuzuarve u është vazhduar masa e paraburgimit. Kundër këtij aktgjykimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit në formë të shkruar.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së paralajmëron protesta nëse nuk ndryshohet Ligji për Dhomat e Specializuara

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë …