Brickos

Hoxhaj: Ndërtimi i rrugës Prishtinë-Nish projekt i rëndësishëm

Hoxhaj: Ndërtimi i rrugës Prishtinë-Nish projekt i rëndësishëm

Në ditën e tretë të punimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që po mbahet në Nju Jork, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, po vazhdon me agjendën e takimeve të shumta bilaterale dhe multilaterale. Në takimin e mbajtur të RCC – Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, ministri Hoxhaj, ka thënë se shumë raporte politike mes vendeve të rajonit janë të ndërlidhura edhe me aspekte ekonomike dhe infrastrukturore të bashkëpunimit.”Ballkani dhe BE jetojnë në një kohë të pasigurt dhe përtej reformave politike, ne duhet të kemi më shumë projekte në fushën e infrastrukturës rrugore, të modernizimit të shoqërive, të rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës! Ne duhet të dimë se as Kosova dhe as rajoni nuk mund të ketë rritje të shpejtë ekonomike, sepse tregjet janë të vogla, shoqëritë janë të fragementarizuara dhe vendet janë në zhvillim e sipër. Ndër projektet më të rëndësishme për infrastrukturën rrugore të Ballkanit qendror është ndërtimi i rrugës Prishtinë-Nish, cili ka një dimension politik në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë-Serbi” ka vlerësuar ministri i jashtëm  Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, nuk sheh arsye që BE-ja të mbajë në fuqi sanksionet kundër Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, nuk sheh arsye që Bashkimi Evropian …