Deçani organizon dy takime lidhur më planifikimin Buxhetor të vitit 2017

E organizuar nga Kryesuesi i Asamblesë Komunale të Deçanit, z.Jashar Dobraj, në bashkëpunim më Drejtorin Komunale për Buxhet dhe Financa dhe anëtarët e KPF-së, është organizuara takim për planifikimin buxhetor të vitit 2017, në sektorin e shëndetësisë  ku i pranishëm ishte edhe Drejtori i Shëndetësisë z.Ibrahim Selmonaj, drejtori i QKMF-së  Dr.Haki Shehu  mjek infermier dhe qytetarë.

Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur më problemet që ka shtëpia e shëndetit ,,Adem Ukëhaxhaj’’ në Deçan sa i përket furnizimit më barna, dhe shqetësime tjera.

Nga drejtori i QKMF-së Dr.Haki Shehah, urgjentisht është kërkuar që  të ndahen mjete për rregullimin e rëntgenit i cili i mungon kësaj qendre, po ashtu të ndahen mjete për blerjen e një makine për bartjen e personave për ne hemo-dializë, ndarja e mjeteve për pajisjen e qytetarëve më kartelën e mjekësisë familjare dhe shqetësuese mbete se brenda këtij viti një pjesë e stafit mjekësor në këtë qendër do te pensionohen dhe do te ketë mungesë te mjekeve.

Gjatë këtij takimi  nga drejtori i shëndetësisë është kërkuar që të ndahen mjete për rregullimin e rrugës që të dërgon tek qendra sociale ne Deçan, dhe brenda këtij viti të behët rregullimi i kësaj qendre mbase kushtet janë jo të favorshme për punë.

Këto ishin disa nga kërkesat gjatë këtij takimi ku nga KPF-ja dhe Drejtoria për Buxhet dhe Financa u tha se do të gjejmë mundësi buxhetore që disa nga kërkesat të përkrahen brenda këtij viti buxhetor e disa të futen në planifikimet buxhetore të vitit 2017.

Po në të njëjtën ditë është mbajte takim për planifikimin buxhetor  për vitin 2017 në linjën e Arsimit, ku të pranishëm ishin Kryesuesi i Asamblesë z.Jashar Dobraj më anëtarë të KPF-së,  Drejtori për Buxhet dhe Financa z.Agron Demukaj, Drejtori i Arsimit z.Qazim Maloku, drejtorët e të gjitha shkollave të komunës së Deçanit dhe një pjesë e mësimdhënësve.

Në këtë takim janë diskutuar një serë çështjesh sa i përket linjës buxhetore për arsim por mbetet  shqetësuese mbulimi i minusit në arsim mbase vetëm për paga nga buxheti i komunës për linjën e arsimit duhet të ndahen 1 milion e 750 mijë euro  me te cilat mjete dëmtohet buxheti i komunës së Deçanit edhe ashtu i varfër.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …