Mbahet takimi me qytetarët për Buxhetin Komunal të Klinës për vitet 2017-2019

Është mbajtur takimi me publikun i paralajmëruar në afat sipas ligjit, me një pjesëmarrje të kënaqshme, që është udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Klinës, Haxhi Ibishi. Ky takim është organizuar për të debatuar rreth Buxhetit Komunal të Klinës për vitin 2017-2019.

Kryesuesi Ibishi, tha se pret debat gjithëpërfshirës për të marr edhe sugjerimet e qytetarëve, ndërsa, Drejtori i Financave, Ramiz Rrusta, ka prezantuar Draft-Buxhetin Komunal të Klinës për vitin 2017-2019.

Takimi ka vazhduar me sugjerimet e qytetarëve që përfaqësonin qytetin, fshatrat dhe lagjet në Komunën e Klinës. Kërkesat ishin të ndryshme si në infrastrukturë rrugore, të ujërave të zeza, rrethoja të shkollave, ndriçimi publik, uji i pijshëm, mirëmbajtja e shëtitores, zgjedhja e kryetarëve të këshillave të fshatrave dhe kërkesa tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …