Megan DiGirolamo, nderohet për punën e saj në arsimin malishevas

Megan DiGirolamo, është anëtare e misionit diplomatik të paqes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe si vullnetare, për disa vite ka shërbyer në shkollën e fshatit Panorc, duke ju mësuar gjuhën angleze, nxënësve të kësaj shkolle. Ajo këto ditë e përfundoi mision e saj dhe për këtë qëllim, Drejtoria për Arsim dhe Edukim, ka ndarë një mirënjohje për kontributin e saj në këtë shkollë. Megan DiGirolamo, mirënjohjen ja dha kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj.

Me rastin e përfundimit të punës së saj disa vjeçare në Panorc, Megan DiGirolamo, është pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i arsimit, Avdi Morina, të cilët e kanë falënderuar për punën e saj.

Edhe Megan DiGirolamo, është shprehur e kënaqur me nxënësit e asaj shkolle, si dhe me pritjen e jashtëzakonshme të popullatës së Malishevës në përgjithësi, e në veçanti të Panorcit e Rudit.

“Këtu njerëzit të përshëndesin, të çmojnë, të respektojnë jashtë mase. Edhe nëse nuk të njohin, të përshëndesin dhe kjo është gjë e mirë. Gjithashtu pritja dhe tradita shqiptare është e jashtëzakonshme”, tha Megan DiGirolamo.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …