Të premten në Malishevë shënohet dita e Rinisë

Më 23 shtator, në Malishevë, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Qendrën e Rinisë, mbështetur nga Departamenti i Rinisë pranë MKRS-së, organizojnë aktivitete rinore dhe kulturore për nder të Ditës së Rinisë, ka njoftuar zyrtari komunal për rini, Mehdi Krasniqi. Me këtë rast, Krasniqi, i fton të gjithë të rinjtë të marrin pjesë në këto aktivitete. “Ftohen të gjithë të rinjtë e Komunës së Malishevës, që të jenë pjesë e shënimit të Ditës së Rinisë”, thuhet një njoftimin e zyrës komunale për rini.

Orari i aktiviteteve:

10:00- Hapja zyrtare në sallën e Kuvendit të Komunës

10:15- Debat i gjer më të rinjtë në sallën e Kuvendit të Komunës

10:40- PARKOUR në Parkun e qytetit

11:00- Këndi për lojëra të ndryshme në Parkun e qytetit

11:00- 16:00- Këndi i artit në Parkun e qytetit

11:00- 16:00- Këndi për ESE në Parkun e qytetit

11:00-14:00- Aktivitete organizuar nga HANDIKOS

12:40-13:20- Shfaqje teatrale me grupin e aktorëve amatorë të Qendrës Rinore, në Shtëpinë e kulturës “ Tahir Sinani” në Malishevë

14:00- 16:00- Gjysmëfinalja dhe finalja në futboll të vogël, zhvillohen në Palestrën e sporteve “ Habib Zogaj “

15:00- Turnir në streetball, zhvillohet në Palestrën e sporteve “ Habib Zogaj “ në Malishevë

16:00- Aktivitete të MUZEUT, organizuara nga MKRS, në Parkun e qytetit

16:00- 19:00- Mbrëmje rinore me DJ

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …