Brickos

Drejtorët e shkollave të pakënaqur me furnizimin me libra në shkolla

Në mbledhjen e Aktivit të Drejtorëve të thirrur nga Drejtoria e Arsimit dhe Edukimit në Malishevë,  e cila u mbajt në javën e tretë të fillimit të vitit shkollor. Drejtori i Arsimit, Avdi Morina pasqyroj angazhimet e Qeverisë Komunale dhe të Drejtorisë së Arsimit për ditët e para të punës së procesit edukativo arsimor.

Ai në pika të përgjithshme paraqiti para të pranishmëve angazhimet e Drejtorisë së Arsimit në raport me sistemin e kuadrit arsimor, në përputhje me nevojat e plotësimit të rekomandimeve për shpalljen e vendeve të punë, aty ku nuk janë të kualifikuar. Po ashtu u zotua që të bashkëpunoj ngushtë me autoritetet e MASHT-it dhe SIA në Gjakovë për të definuar angazhimet e mësimdhënësve në përputhje me Kualifikimin Kombëtar.

Nga të pranishmit u diskutuan kërkesa të cilat menaxhmenti shkollor kërkon, t’i realizoj për të plotësuar nevojat e shkollave dhe komunitetit shkollor.  Po ashtu u prek edhe fusha e cilësisë e cila do të jetë prioritet i DKA-ës që të realizohet një proces cilësor edukativo arsimor.

Nga drejtorët e shkollave u paraqitën shqetësime të shumta rreth furnizimit të vonuar me libra për nxënësit në komunën e Malishevës . Pra kanë  kaluar më shumë se dy javë dhe ende nuk janë kryer furnizimet me libra falas për nxënësit e komunës së Malishevës.

Nga të pranishmit u diskutuan edhe aspekte të tjera të zhvillimeve edukativo- arsimore në komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …