Arian Tahiri: Kurti i ka votat, por po e mban peng Kuvendin dhe po krijon krizë politike

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, e ka cilësuar si “ditë jo të mirë” për Kosovën mbylljen e seancës për konstituimin e Kuvendit, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin për mosrespektim të Kushtetutës dhe zvarritje të funksionalizimit të institucioneve. Tahiri tha se VV-ja dhe Kurti i kanë votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por, sipas tij, po refuzojnë të propozojnë një emër dhe po e mbajnë vendin në krizë politike. “Nuk është ditë e mirë, nuk ka qenë as mbrëmë një ditë e mirë, për shkak se nuk është respektuar Kushtetuta. Ne e dimë që Lëvizja Vetëvendosje edhe Albin Kurti e kanë numrin e mjaftueshëm të votave për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për ta funksionalizuar Kuvendin, mirëpo shohim se refuzojnë të propozojnë, refuzojnë ta funksionalizojnë Kuvendin dhe preferojnë që në vazhdimësi të krijojnë krizë politike”, deklaroi Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre shqetësimin për mungesën e barnave onkologjike dhe gjendjen në shëndetësi

Gjatë interpelancës parlamentare për mungesën e barnave për pacientët me kancer, deputeti i PDK-së, Fadil …