Tensione në Kuvend, Time Kadrijaj e gjuan Kurtin me vezë

Tensionet në Kuvend janë përshkallëzuar menjëherë pas nisjes së seancës konstituive, pasi deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, iu afrua Albin Kurtit dhe e gjuajti me vezë. Incidenti ndodhi pak pasi Kurti kërkoi kohë shtesë për vazhdimin e bisedimeve politike, duke thënë se ende nuk është arritur marrëveshje e re mes partive. “Takimet dhe komunikimi im si kryeministër në detyrë dhe si kryetari i VV-së me kryetarët e partive kanë vazhduar, marrëveshje të re nuk kemi, prandaj që t’i evitojmë zgjedhjet e reja kërkoj kohë shtesë”, tha Kurti. Pas këtij momenti, Kadrijaj e gjuajti Kurtin me vezë, ndërsa kryesuesi i seancës, Avni Dehari, vendosi ta mbyllë atë. Seanca kishte nisur vetëm dy minuta më herët.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Gruda: Moskonstituimi i Kuvendit është përmbysje e rendit kushtetues

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se moskonstituimi i Kuvendit të …