Sala Jashari: Me vetëdije po zgjedhim të ecim mbrapa, Kosova po përballet me situatë shqetësuese

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka shprehur shqetësim të madh për krizën politike dhe institucionale në Kosovë, duke kritikuar mënyrën se si po zhvillohet procesi i konstituimit të Kuvendit.

Jashari ka reaguar veçanërisht ndaj mbylljes së dyerve të sallës së Kuvendit, duke thënë se një veprim i tillë pamundësoi zhvillimin e seancës dhe thelloi më tej bllokadën institucionale.

Ajo ka bërë thirrje që në këtë situatë politike të mos harrohen qytetarët dhe problemet e tyre të përditshme, duke përmendur edhe gjendjen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

“Më vjen keq për të gjithë ata njerëz që e duan Kosovën me shpirt dhe që sot po detyrohen të shohin se si, në vend të ecjes përpara, ne fakt me vetëdije po zgjedhim të ecim mbrapa. Kjo është një situatë jashtëzakonisht shqetësuese”, ka deklaruar Jashari.

Ajo ka theksuar se qytetarët meritojnë institucione funksionale dhe zgjidhje për problemet e tyre, në vend të një krize të vazhdueshme politike.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …