Përparim Gruda i përgjigjet Konjufcës: Kushtetuesja e ka përcaktuar qartë afatin 30-ditor

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka kundërshtuar deklaratën e Glauk Konjufcës se vazhdimi i seancës konstituive nuk përbën shkelje kushtetuese. Gruda ka thënë se Aktgjykimi KO124/25 e përcakton qartë se Kuvendi duhet ta përfundojë konstituimin brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve. “Glauk Konjufca, në Gjykatën Kushtetuese shkohet për të interpretuar Kushtetutën, jo për të interpretuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Gruda. Duke iu referuar paragrafit 140 të aktgjykimit, ai theksoi se afati 30-ditor është përcaktuar për përfundimin e konstituimit dhe jo vetëm për fillimin e tij. “Çfarë po kërkon të dërgojm edhe një herë në Gjykatë? Që Gjykata ta interpretojë interpretimin e vet?”, ka përfunduar Gruda.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: Krahasimi i Kosovës me Krimenë është historikisht dhe juridikisht i pabazë

Profesor, Arsim Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Beograd, ku …