Komuna e Skenderajt do të mbulojë edhe në vitet e ardhshme shërbimin e varrimit, duke ua lehtësuar familjeve momentet e rënda kur ata humbin anëtarin e familjes. Së bashku me Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, z. Ibrahim Hoti, nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit për vazhdimin e mbulimit financiar të këtij shërbimi në gjithë territorin e komunës së Skenderajt. Si institucione e kemi për obligim për t’u gjendur pranë qytetarëve atëherë kur kanë më së shumti nevojë, si përgjegjësi por dhe respekt për çdo familje të Skenderajt!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
