Përparim Gruda i përgjigjet Konjufcës: Kushtetuesja e ka përcaktuar qartë afatin 30-ditor

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka kundërshtuar deklaratën e Glauk Konjufcës se vazhdimi i seancës konstituive nuk përbën shkelje kushtetuese. Gruda ka thënë se Aktgjykimi KO124/25 e përcakton qartë se Kuvendi duhet ta përfundojë konstituimin brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve. “Glauk Konjufca, në Gjykatën Kushtetuese shkohet për të interpretuar Kushtetutën, jo për të interpretuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Gruda. Duke iu referuar paragrafit 140 të aktgjykimit, ai theksoi se afati 30-ditor është përcaktuar për përfundimin e konstituimit dhe jo vetëm për fillimin e tij. “Çfarë po kërkon të dërgojm edhe një herë në Gjykatë? Që Gjykata ta interpretojë interpretimin e vet?”, ka përfunduar Gruda.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Pacolli

Behxhet Pacolli pas protestës në Prishtinë: Koha kërkon më shumë se fjalë, kërkon punë dhe vepra

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Prishtinë në …