Shqipëria renditet e para në botë për sigurinë kibernetike

Shqipëria ka marrë vendin e parë në renditjen e National Cyber Security Index (NCSI) për kapacitetet kombëtare të sigurisë kibernetike, me 98.33 pikë. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar rezultatin si një arritje të rëndësishme, duke e lidhur me investimet dhe punën e bërë në forcimin e mbrojtjes digjitale. Rama ka kujtuar sulmin kibernetik të korrikut 2022, për të cilin autoritetet shqiptare kanë fajësuar Iranin. Sipas tij, pas këtij sulmi Shqipëria nisi ndërtimin e një sistemi të ri të mbrojtjes kibernetike. Nga vendi i 54-t në vitin 2023, Shqipëria u ngjit në të 15-in në vitin 2025, për të arritur tashmë në krye të renditjes botërore. Sipas Ramës, ky përparim është rezultat i zhvillimit të kapaciteteve teknologjike dhe profesionale, forcimit të institucioneve përgjegjëse dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë partnerët izraelitë. Ai ka përmendur gjithashtu përdorimin e Inteligjencës Artificiale në mbrojtjen e infrastrukturës digjitale. Rama ka thënë se sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë kanë vazhduar, por nuk kanë shkaktuar pasoja të ngjashme me atë të vitit 2022. Ai ka theksuar se përparimi në sigurinë kibernetike duhet të vazhdojë edhe me forcimin e mbrojtjes së sektorit privat.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada angleze në Tiranë ka reaguar për protestën e militantëve të Sali Berishës dhe Ilir Metes para Bashkisë në Tiranë

Shumica e të lënduarve gjatë protestave në Tiranë janë pjesëtar të policisë

Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Ervin Demo ka bërë të ditur se gjatë protestavw në …