Avni Dehari: Seanca konstituive do të thirret kur të ketë marrëveshje

Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, ka folur për situatën rreth seancës konstituive dhe mundësinë e vazhdimit të saj. Dehari ka bërë të ditur se seanca do të thirret vetëm pasi partitë politike të arrijnë një marrëveshje. “Seanca do të thirret kur të ketë marrëveshje”, deklaroi Dehari. Ai ka thënë se vazhdimi i seancave pa një dakordim politik nuk do ta zgjidhte ngërçin në Kuvend. Duke iu referuar përvojës së mëparshme, Dehari ka përmendur se më 28 dhjetor ishin mbajtur 57 seanca, por pa rezultat. Sipas tij, mbajtja e vazhdueshme e seancave nuk do të kishte kuptim nëse nuk do të sillte një zgjidhje për situatën e krijuar.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje e fton ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj që të raportoj për situatën me virusin korona në Kosovë

VV këmbëngul në dialog: Konjufca arsyeton vonesat dhe paralajmëron letra të reja nga Kurti

Lëvizja Vetëvendosje i është përgjigjur paralajmërimeve të opozitës për protesta duke insistuar se zgjidhja e …