AKB-ja: Qumështi vendor të vlerësohet me analiza, jo me politikë

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar ndaj debateve politike rreth cilësisë së qumështit dhe produkteve vendore. AKB-ja vlerëson se deklaratat politike mund të dëmtojnë besimin e konsumatorëve dhe të ndikojnë te fermerët e prodhuesit kosovarë. Sipas kësaj organizate, në rast se një produkt nuk i përmbush standardet, përgjegjësia duhet të kufizohet te produkti konkret dhe jo të përgjithësohet për të gjithë sektorin. AKB-ja kërkon që qumështi vendor dhe ai i importuar t’u nënshtrohen kontrolleve të njëjta dhe transparente. Në reagimin e saj, organizata thekson se cilësia e produkteve duhet të përcaktohet përmes analizave dhe fakteve, e jo përmes përplasjeve politike. “Qumështi vendor nuk është armë politike”, thuhet në reagim. AKB-ja ka bërë thirrje që fermerët dhe prodhuesit vendorë të mos dëmtohen nga debatet politike dhe që produktet “Made in Kosovo” të mos shndërrohen në objekt të përplasjeve politike.

Kontrolloni gjithashtu

Selajdin Abdullahu: Iu dha lamtumira atdhetarit Shefket Musliu nga Gjilani

Selajdin Abdullahu: Iu dha lamtumira atdhetarit Shefket Musliu nga Gjilani

Shefket Musliu lindi më 10 prill 1946, në Artanë, nga prindërit Zylfi dhe Mihrije. Babai …