Brenda javës policia e Amerikës ka vrarë tre zezakë. Guvernatori i Karolinës shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Brenda javës policia e Amerikës ka vrarë tre zezakë. Guvernatori i Karolinës shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Guvernatori i Karolinës së Veriut, në Amerikës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në qytetin Charlotte, pas trazirave që janë shkaktuar si pasojë e përleshjeve mes Policisë dhe protestuesve. Protestuesit kanë shprehur indinjatën e tyre për vrasjen e një zezaku të moshë së re nga Policia. Dhuna shpërtheu natën e dytë të protestave, pasi Keith Lamont Scott u qëllua për vdekje nga një oficer i policisë, shkruan BBC.  Burimet zyrtare bëjnë të ditur se një nga protestuesit është në gjendje kritike dhe në rrezik për jetë. Scott është njeriu i tretë me radhë u vra nga të shtënat e Policisë brenda një jave. Të shtënat e tilla kanë shkaktuar protesta të mëdha, të cilat kanë detyruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Kontrolloni gjithashtu

Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

Avokati i Popullit: Kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë pensionistët

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vlerësuar se kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë …