Blerim Canaj kritikon ashpër Albin Kurtin: Qeveris vetëm përmes krizave për të shmangur përgjegjësitë

Analisti dhe opinionisti Blerim Canaj ka adresuar kritika të forta ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke deklaruar se zvarritja e krijimit të institucioneve dhe mungesa e stabilitetit politik po e dëmtojnë rëndë vendin. Gjatë një interviste në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Canaj e ka përshkruar gjendjen aktuale si një “anarki të butë”, ku sipas tij, Kurti zgjedh të qeverisë vetëm përmes krizave të njëpasnjëshme ose i krijon ato atëherë kur nuk ekzistojnë, me qëllim që të zhvendosë vëmendjen e opinionit publik nga problemet reale socio-ekonomike. Ai nënvizoi se nëse Kosova do të kishte një qeveri stabile dhe një president të zgjedhur, debati publik do të fokusohej në llogaridhënie për projekte konkrete me interes për qytetarët, siç është vonesa e përfundimit të autostradës për Gjilan, duke e cilësuar këtë qasje të kryeministrit si një shmangie të plotë nga përgjegjësitë shtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri: LDK e mban fjalën për president konsensual, por fillimisht duhet të konstituohet Kuvendi

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij mbetet e gatshme për …