Gjenden mbetje mortore të tre personave në Kalludër të Zubin Potokut, dyshohet se i përkasin viktimave të luftës

Njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës kanë gjetur mbetje eshtërore të tre personave gjatë gërmimeve të kryera në fshatin Kalludër të komunës së Zubin Potokut. Sipas raportit zyrtar 24-orësh të Policisë, mbetjet janë ekzaminuar nga eksperti mjeko-ligjor, i cili ka konfirmuar se ato janë me prejardhje njerëzore dhe me interes forenzik, ndërsa dyshohet se mund t’u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Ky zbulim vjen në kuadër të një operacioni të gjerë gërmimesh që po zhvillohet prej më shumë se dy javësh nga njësitë policore me urdhër të Prokurorisë Speciale, i cili përfshin këtë lokacion si dhe dy pika të tjera, me qëllim zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë periudhës së luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Oda Amerikane kërkon fundin e bllokadës institucionale

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka reaguar ndaj krizës së vazhdueshme politike dhe përplasjeve në …