I dyshuari për spiunazh nga Dragashi pranon bashkëpunimin me BIA-n serbe, Gjykata i cakton një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit Fehim Sali, një arsimtar nga komuna e Dragashit dhe ish-anëtar i Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes, i cili u arrestua nën dyshimet për spiunazh në favor të inteligjencës serbe (BIA). Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, i pandehuri – i cili hetohej që nga qershori i vitit të kaluar pas informacioneve të siguruara nga AKI-ja – ka pranuar plotësisht gjatë intervistimit veprimtarinë e tij inkriminuese, duke detajuar se ka vepruar nën udhëzimet e zyrtarit të BIA-s, Zhelimir Matoviq (“Zheljko”). Prokurori i rastit, Bekim Kodraliu, bëri të ditur se Sali ka ofruar informacione mbi situatën politike, ka fotografuar zyrtarë të AKI-së, si dhe ka identifikuar persona të caktuar si objektiva potencialë për rekrutim nga BIA. Meqenëse pozita e tij shtetërore e mëparshme mund t’i kishte lehtësuar qasjen në informacione të ndjeshme, si dhe nisur nga provat e sekuestruara gjatë bastisjeve, organet e drejtësisë e vurën nëvizë caktimin e paraburgimit si masë të domosdoshme në këtë fazë hetimore, në kuadër të një sërë aksioneve të fundit kundër rrjeteve të spiunazhit në vend.

Kontrolloni gjithashtu

I dyshuari për spiunazh kishte takime në Kryeministri dhe Presidencë

Fehim Sali, i arrestuar nën dyshimin për spiunazh, kishte pasur qasje në institucione të larta …