Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se vetëm një muaj e ndan Kosovën nga përmbyllja e procesit gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hamza theksoi se 16 shtatori duhet të shënojë fundin e një kapitulli gjashtëvjeçar izolimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Kreu i PDK-së e cilësoi këtë periudhë të gjatë paraburgimi si një proces të mbushur me shkelje të të drejtave, padrejtësi dhe narrativa politike, larg familjeve dhe Kosovës. Duke shprehur qëndrimin e tij, Hamza nëntipizoi se kërkesa dhe pritshmëria e vetme mbetet drejtësia dhe kthimi i katër ish-krerëve të UÇK-së në shtëpi, për t’i dhënë fund këtij kapitulli të dhimbshëm për historinë dhe shtetndërtimin e vendit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
