Ardian Gjini alarmon për infiltrimin e shërbimeve të huaja në institucionet e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësime të fortë lidhur me infiltrimin e shërbimeve sekrete armiqësore në nivelet më të larta të institucioneve të Kosovës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gjini deklaroi se ky ndikim është bërë tashmë evident, duke përmendur rastet e fundit të arrestimeve për spiunazh, si ai i Fehim Saliut. Sipas tij, persona me qasje në zyrat shtetërore po ndikojnë drejtpërdrejt në zbehjen e shtetësisë dhe demokracisë në vend. Më tej, Gjini nëvizoi se kjo luftë hibride zhvillohet edhe përmes propagandës dixhitale, me synim përçarjen e shoqërisë, dëmtimin e historisë kombëtare, pengimin e zhvillimit ekonomik dhe zbehjen e raporteve me aleatët ndërkombëtarë. Ai ngriti pikëpyetje serioze mbi praninë e mundshme të eksponentëve të tjerë të dyshuar në pozita kyçe vendimmarrëse, duke kërkuar vëmendje të shtuar ndaj sigurisë kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada angleze në Tiranë ka reaguar për protestën e militantëve të Sali Berishës dhe Ilir Metes para Bashkisë në Tiranë

Shumica e të lënduarve gjatë protestave në Tiranë janë pjesëtar të policisë

Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Ervin Demo ka bërë të ditur se gjatë protestavw në …