Komuna e Skenderajt po vazhdon me investime në përmirësimin e infrastrukturës shkollore

Në prag të fillimit të vitit të ri mësimor, Komuna e Skenderajt po vazhdon me investime në përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Në kuadër të këtyre investimeve, Institucioni Arsimor për Aftesim Profesional (IAAP) “Anton Çetta” po i nënshtrohet renovimit të tërësishëm, duke marrë një pamje të re, moderne dhe më funksionale.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, së bashku me drejtorin e Arsimit, z. Kastriot Duraku, kanë vizituar nga afër punimet dhe janë njoftuar për ecurinë e tyre.

Përkundër kufizimeve buxhetore, Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar për të investuar në arsim dhe në krijimin e ambienteve sa më të përshtatshme për procesin mësimor.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra Kulturore “Anamorava” – fituese e Festivalit “Folk Fest Shtimja”

Ansambli “Anamorava” u shpall fitues i Festivalit “Folk Fest Shtimja – Edicioni III, 2026”, duke …